Lajmet e fundit

Me duart e tyre po e mbajnë trupin e ish-ushtarit të tri ushtrive të Kosovës.
E kur e fusin në sallën e Kuvendit në Deçan, për Cen Aliçkajn në këmbë ngritët i madhe e i vogël.
Këtu po thuhet se Aliçkaj, luftën kundër Serbisë e nisi shumë herët.
Për ish-ushtarin e tri ushtrive fjale të mëdha ka edhe ish-komandanti i Dukagjinit.
Se komandant Cimi ishte për bashkim kundër armikut pa dallime politike, ia kishte thënë Anton Qunit. Madje ia kishte lënë edhe amanet.
Pa amanet ushtari i lirisë nuk e la as gruan e tij.
Aliçkaj përveç si patriot e ushtarak, u tha se ishte edhe modest.
Cen Aliçkaj la pas vete gruan dhe dy fëmijë.
Derisa, trupi i pajetë i tij u varros në kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit me nderime ushtarake.