Lajmet e fundit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë një urim me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Lexoni më poshtë postimin e plotë e Ahmetit:
"Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe mbarësi në familjet tuaja.
Fryma e Fitër Bajramit është sakrifica, përkushtimi, solidariteti, bamirësia, uniteti dhe harmonia. Le të reflektojmë mbi keto vlera, mbi obligimet ndaj vetvetes dhe njëri tjetrit si dhe rëndësinë e të qenurit së bashku.
T’i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan që ne sot të jemi të lirë dhe të barabartë në trojet tonë.
Paqja dhe mirësia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja".