Lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut ka një pasqyrë të qartë të popullsisë që jeton në këtë shtet.
Për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, regjistrimi i qytetarëve ishte një proces i suksesshëm.
Ahmeti i cili foli ekskluzivisht për Klan Kosovën, tha se probleme të vogla me regjistrim ka në gjithë botën.
Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është bërë në vitin 2002.
Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase për mënyrën e kryerjes së tij.