25.05.2015 · përditësuar para 4079 dite1 min lexim
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, gjatë vizitës që po zhvillon në Algjeri është takuar me presidentin algjerian, Abdelaziz Bouteflika.
Ky i fundit e ka siguruar Gojkoviqin se Algjeria e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, duke thënë se shteti i tij nuk do ta njohë Kosovën, shkruan gazeta Zëri.
Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Parlamenti i Serbisë, Gojkoviq ka siguruar presidentin Bouteflika se Serbia është e përkushtuar në përmirësimin e marrëdhënieve me aleatin e saj tradicional, Algjerinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KM
SHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.