Lajmet e fundit

Alexander Skarsgard së fundmi ka treguar se është beqar por ai ka vendosur që gruaja e tij të jetë britanike.
‘Nga një moshë shumë e hershme, gjithmonë kam menduar që do të përfundoj me një britanike. Ka të bëjë me mentalitetin’, tha ai për The Times, transmeton Klan Kosova.
Alex thotë se do të presë derisa personi i duhur të vijë dhe se ai nuk do të nxitojë për martesë.
‘Unë nuk do të ngutem, unë jam më romantik se kaq. Kam miq që janë nxituar, dhe ata nuk janë të lumtur dhe pastaj kalojnë në divorce’, tha ai.
‘Kjo nuk do të thotë se unë do të pres derisa të bëhem 65-vjeç. Por tani për tani jam duke punuar’.