Lajmet e fundit

Çdo vit reaksione të rënda alergjike bëjnë që rreth 30.000 njerëz të shtrohen në dhomën e emergjencës, transmeton Klan Kosova.
Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca në seks, ndonjëhere shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diarre, të vjella.
Në masë këto sëmundje shpërthejnë gjatë stinës së pranverës si pasojë e çeljes së luleve e pemëve.Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave të syrit dhe shtim i sekrecioneve.
Nëse këto të fundit nuk trajtohen në kohën e duhur, simptomat rrezikojnë të shndërrohen në kronike duke kaluar në astmë bronkiale, e cila kërkon trajtim të vazhdueshëm përgjatë gjithë jetës, ndaj duhet pasur kujdes në rastet kur simptomat zgjasin për ditë të tëra.
Ndërkohë pas tij mund të fshihet edhe një virus me bazë alergjike, që në rastin më të keq të moskurimit kthehet në një astmë të thellë bronkiale./klankosova.tv