Lajmet e fundit

Furnizimet me karburant mund të përfundojnë brenda ditësh në pjesën e mbajtur nga rebelët në Aleppo të Sirisë, ka raportuar i dërguari special i OKB-së në Siri, transmeton Klan Kosova.
Luftimet kanë eskaluar në mes të ushtrisë së Sirisë dhe rebelëve në pjesën lindore të Aleppo-s, ku aktualisht jetojnë 250,000 persona.
Staffan de Mistura ka thënë që mungesa e ushqimit dhe të ujit e ka bërë situatën edhe më të rëndë atje.
Për më tepër ai ka deklaruar që bisedimet në mes të Amerikës dhe Rusisë në Gjenevë do të mund të ndikonin në përpjekjet për ndihmë në tërë Sirinë.