Lajmet e fundit

Aleppo është njëri nga vendet kryesore ku po zhvillohet lufta e Sirisë.
Që nga koha kur ka filluar konflikti në Siri në vitin 2011, qyteti në veri të vendit ka përjetuar luftimet më të rënda, dhe dhunën më të madhe të këtij konflikti.
Të paktën katër akter të kësaj lufte janë duke luftuar për kontrollin e qytetit strategjik, Aleppo.
Përgjatë tre muajve të fundit, ushtria e Sirisë, me ndihmën e Rusisë, ka rimarrë kontrollin në shumicën e territorit të qytetit.
Aleppo ka hyrë në fazën e fundit të luftimeve.
Bilanci i viktimave dhe të zhvendosurve gjatë konfliktit në Siri
470.000 persona kanë vdekur gjatë konfliktit.
4.8 milion sirianë janë refugjatë përderisa 6.1 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda Sirisë.