Lajmet e fundit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq nuk do jetë nesër në Shqipëri për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Mësohet se shefi i qeverisë serbe nesër do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi.
Në këtë mënyrë ai shmang praninë në ndeshjen e shumëpritur të futbollit mes dy vendeve, për të cilën ishte ftuar nga homologu i tij Edi Rama, raporton Agjencia e lajmeve Noa.