Lajmet e fundit

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka ngushëlluar familjen Selimaj, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.
Lumezi në telegram thotë se pos familjes që humbi një burrë të ndershëm, sistemi i drejtësisv sot humbi një profesionist të madh, njofton Klan Kosova
Telegrami i plotë:
E nderuara familje Selimaj,
Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj. Andaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët.
Ju e humbët një baba të urtë dhe të ndershëm, ndcrsa sistemi i drejtësisë sot e humbi një profesionist të madh.
Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit Kryeprokurori Selimaj i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.