Lajmet e fundit

(Radio Evropa e Lirë) Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe, që vendosën kursin e një pjese të historisë.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
“UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”, tha Rubin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 11 prill të vitit 2023.
https://klankosova.tv/kam-shume-per-te-thene-james-rubin-javen-e-ardhshme-deshmon-ne-hage/
Më shumë se dy vjet më vonë, ai tha se do të kthehet “sërish në fillim”, duke shtuar se ka më shumë për të thënë mbi ngjarjet e asaj kohe.
Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.
Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra - në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.