S’ka që e ndal numrin një të botës.
Me thjeshtësi e lehtësi, sensacioni spanjoll Carlos Alcaraz ka kaluar me sukses në mesin e 32 tenistëve më të mirë në grand sllemin US Open që po zhvillohet këto ditë.
20 vjecari mposhti 3 me 0 në sete kundërshtarin nga Afrika e Jugut, Lloyd Harris.
6:3, 6:1, 7:6 ishte rezultati në sete.
Nga ndeshjet që u zhvilluan mëngjesin e të premtes me kohën tonë, tutje ka ecur edhe rusi Daniil Medvedev.
Ky nuk mund ta përfaqësoj Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, por garon si tenist individual.
Në këtë rreth 3:1 eliminoi kundërshtarin O’Connell.
Në rrethin tjetër apo në mesin e 32 tenistëve më të mirë kaloi edhe Baez nga Argjentina dhe Evans nga Britania e Madhe, kurse po të premten mbrëma me kohën tonë, zhvillohen edhe pesë ndeshje tjera.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.