Tenisti numër 2 në botë Carlos Alcaraz, e nisi me fitore aventurën e tij ne grand slamin e fundit të vitit ku në raundin e parë mposhti amerikanin, Reilly Opelka me 3-0 në sete. Spanjolli ishte në kontroll të lojës që nga fillimi duke menaxhuar në të tre setet nga një break të fituar.
Ajo çfarë morri vëmendjen shumë në këtë paraqitje, ishte stili i ri i flokëve, me të cilën spanjolli befasoj të gjithë. Ai kishte vendosur të bëhej tullac, duke treguar me shaka në intervistën pas ndeshjes që vëllai i tij është fajtor për këtë, raporton Klankosova.tv.
Alcaraz gjithsesi do të takohet me Mattia Bellucin në raundin e dytë të US Open, në rrugën për trofeun e dytë në karrierë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.