Lajmet e fundit
Citizens nuk janë ngopur me transferime ndaj tash i janë vënë pas mesfushorit spanjoll.

Thiago Alcantara është shënjestra e radhës e Manchester Cityt.
Mesfushori i talentuar, që nga Barcelona kaloi tek skuadra bavareze, është një nga dëshirat e Manuel Pellegrinit për afatin kalimtar të janarit.
Kjo pasi pritet që synimi i madh, jo vetëm i skuadrës nga Etihad Stadium, transferimi i Paul Pogbas, të mos mund të realizohet.
Spanjolli ka kontartë me skuadrën nga Allianz Arena edhe për katër vite, por nëse plotësohen kushtet e kërkuara ai edhe mund të kalojë në ishull.