28.12.2015 · përditësuar para 3869 dite1 min lexim
Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i është vazhduar arresti shtëpiak deri në fund të muajt shkurt të 2016-ës, njofton Klan Kosova.
Lajmin për vazhdimin e qëndrimit të detyrueshëm në shtëpi të Kurtit, e ka konfirmuar për Klan Kosovën, avokatja e deputetit, Hedije Ademi.
Ish- lideri i Vetëvendosjes është arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë, pasi ishte paraqitur në tubimin e Opozitës së Bashkuar.
Ai ishte arrestuar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje nga forcat speciale të policisë.
Kurtit i është ngritur aktakuzë për shkak të dyshimeve për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Parlamentit të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.