06.05.2019 · përditësuar para 2645 dite1 min lexim
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën.
Kurti ka thënë se injorimi i institucioneve të Kosovës për të zbardhur të vërtetën dhe për të sjellë drejtësinë për të, është i pafalshëm, transmeton Klan Kosova.
"Akademik Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social".
"Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni".
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kurtit në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.