Lajmet e fundit

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ish-komandantin e UÇK-së Sylejman Selimi, i cili rishtazi u lirua nga burgu.
Kurti vlerësoi lart kontributin e Selimit që nga periudha e luftës e deri më sot, përmes një postimi në Facebook.
Ai veçoi veprimtarinë e Komandant Sulltanit si bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë
Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova Gjeneral lejtnant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës te Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari.
