Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar komunitetin hebre me rastin e festës Hanukkah.
Ai këtë urim e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.
“Sonte është nata e dytë e Hanukkah, urimet më të mira për të gjithë miqtë tanë hebrenj që festojnë. Kujtojmë se në fund, drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes”, ka shkruar Kurti, përcjell Klankosova.tv.