Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pritur sot bashkë me anëtarë të tjerë të subjektit të tij partiak, në Kullën e Jasharajve në Prekaz.
Dyert për vizitë Kurtit iu hapën nga Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, njofton Klan Kosova.
Kjo vizitë e Kurtit u bë pas homazheve të tij që bëri në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.