Lajmet e fundit

Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, vizitoi fabrikën e lëngjëve “MS Quality” në Banullë, pronë e Sabit Pacollit - kryetari i AKR-së në Lipjan, njofton Klan Kosova.
Pacolli iu ankua se s’ka përkrahje sa duhet nga shteti, dhe Kurti i premtoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes do të ketë përkrahje për të bërë biznes dhe për të rritur prodhimin vendor.
Kurti tha se për të nuk ka rëndësi nëse fabrika është e ndonjë kundërshtari politik.