27.05.2017 · përditësuar para 3354 dite1 min lexim
Kandidati për kryeministër nga rradhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, mëngjesin e së shtunës e kaloi në Gërrmi me pensionistë, njofton Klan Kosova.
Kurti udhëtoi me pensionistët me një nga autobusët e rinj të Prishtinës me të cilin ata udhëtojnë zakonisht.
Ai vazhdoi bisedën me ta duke e shpalosur programin që ai e ka për këtë kategori.
Kandidati i Vetëvendosjes iu premtoi pensionistëve se nën qeverisjen e tij do të kenë trajtim shumë më dinjitoz se sa që e kanë tani.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.