Lajmet e fundit

Tri subjektet opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë filluar sot një formë të re të protestës antiqeveritare.
Lideri i Vetëvendosjes,Visar Ymeri, ka thënë që protestat në këtë formë fillojnë nga sot dhe nuk do të ndalen deri në rënien e Qeverisë.
Por tani pas përfundimit të procesit gjyqësor subjekteve opozitare në shesh i është bashkuar edhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili shihet së bashku me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin duke diskutuar, njofton Klan Kosova.