Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
“U uroj një festë sa më të lumtur, pa lënë mënjanë mesazhin e solidaritetit dhe ndihmës për të varfrit e të diskriminuarit. Si çdo fe e madhe, Krishtërimi ia përkujton njeriut kufijtë e individualizmit dhe të metat e egoizmit, dhe e drejton atë kah e mbara: puna e përkujdesja për tjetrin, për bashkësinë, familjen, fqinjin, bashkëqytetarët, bashkëkombasit, dhe mbarë njerëzimin”, është shprehur Kurti, transmeton Klan Kosova.