Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës të së premtes kur edhe po pretendohet që të mbahet seanca e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.
Ai këtë thirrje e ka bërë nga holli i Kuvendit kur edhe ka dalë nga mbledhja e Kryesisë në të cilën opozita ka hedhur gaz lotsjellës.
“Meqenëse kjo mbledhje ishte e papranueshme, ne i shpërndamë pjesëmarrësit e saj përmes gazit lotsjellës. Të premten në ora 11, pushtetarët e kanë synimin ta organizojnë seancën. Kjo mbledhje e kryesisë është puç për Republikën” ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.