Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot do të bëjë adresimin e tij të parë për publikun, që nga zgjedhja e tij si kryetar i këtij subjekti partiak pas zgjedhjeve të brendshme 2018-të.
Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, proces ky i përfunduar pa ndonjë parregullsi këtë të diel që e lëm pas, sipas rezultateve shpallën Albin Kurtin si të parin e saj me 98.82% vota për, njofton Klan Kosova.
Kryetari i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, adresimin e tij të parë që nga marrja e kësaj detyre, do ta bëjë sot nga selia e partisë së tij duke filluar konferencën nga ora dymbëdhjetë.