21.10.2018 · përditësuar para 2841 dite1 min lexim
Futbollisti me prejardhje shqiptare Albian Ajeti ka shënuar gol për ekipin e Baselit në ndeshjen kundër Nauchatel Xamax e vlefshme për javën e 11-të në Superligën zvicërane.
Golin e vetëm për Baselin e shënoi Ajeti i cili realizoi gol të bukur me kokë pas asistimit të Silvan Widmer në minutën e 40-të, njofton Klan Kosova.
Goli i së dielës ishte i pesti në këtë sezon për Baselin në Superligën e Zvicrës dhe deri tani numëron tri asistime.
Baseli tani ka 17 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelën e Superligës zvicerane.
https://www.dailymotion.com/video/x6rfs00
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.