Lajmet e fundit

Pronarët e qendrës tregtare më të madhe në vend “Albi Mall” gjatë të shtunës kanë mbajtur një konferencë për media.
Këta zgjodhën të flasin për tri tema, por për njërën sqaruan disa thashetheme.
“Kjo konferencë e thirrur ka për qëllim të njoftojë opinionin publik se qarkullimi i disa thashethemeve që gjoja "Albi Mall" është shitur janë të pavërteta dhe për synim kanë dezinformimin e konsumatorëve besnikë dhe partnerëve tanë”, tha Betim Humolli, Drejtor për Zhvillim e Biznes.
E zgjerimi që po bëhet së fundmi është risia tjetër nga "Albi Group".
Me të do të shtohen edhe 50 mijë m2 të reja që do të jenë lokale dhe hapësira për rekreacion.
Kurse një qendër të re prej 40mijë m2 këta planifikojnë ta ndërtojnë deri në vjeshtën e vitit 2022, edhe në qytetin e Gjilanit.