Lajmet e fundit

Albert Matoshi, është zgjedhur në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Odën Ekonomike Gjermano Kosovare.
Matoshi, është i diplomuar në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe është në përfundim e sipër të studimeve postdiplomike në universitetin e Sheffieldit në Angli, drejtimi Menaxhment i Përgjithshëm.
43 vjeçari ka punuar mbi 15 vite në sektorin bankar dhe të zhvillimit ekonomik. Për rreth 13 vjet eksperiencë në ``Raiffeisen Bank Kosovo`` në sektorë të ndryshëm, prej tyre mbi dhjetë vjet në Departamentin e Korporatave.
Ai ka qenë udhëheqës i Departamentit të Korporatave mbi gjashtë vjet, ku përfshihet menaxhimi i portfolios së klientëve (korporatave) të sektorit privat dhe atij publik.
Në të njëjtën kohë ai ishte përgjegjës për marrëdhëniet me klientët dhe investitorët e huaj aktiv në Kosovë me fokus të veçantë tek klientët gjermanofolës.
Para kësaj, udhëheqësi i ri OEGJK-së ka punuar për dy vjet si menaxher i projekteve në KfW (Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Rindërtim) kurse më herët si asistent i projekteve për misionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Kosovë.