Lajmet e fundit

Këngëtarja nga Deçani i Kosovës, Albërie Hadërgjonaj ka harruar të plaket.
Ajo është konkurrente në tregun muzikor me vajzat e reja.
Pa rrudha në fytyrë, me linja të përsosura trupore e me veshje ekstravagante të 20 vjeçareve, Albëria, në shikim të parë nuk të jep përshtypjen se i ka 42 vjet.
Albëria është me prejardhje nga Deçani, e që jeton në Tiranë. Është nëna e dy vajzave, njëra prej të cilave, Angjelina, po ashtu i ka hyrë karrierës muzikore.
Këngëtarja Hadërgjonaj, përpiqet ta ruajë rininë dhe freskinë në maksimum.
Këtë e dëshmon edhe paraqitja e saj më video kripet, me vallëzime plot energji, e me veshje minimale.
Në profilin e saj në instagram, ajo ka publikuar një fotografi, nga një ditë vere.
Me një buzëqeshje të lehtë dhe e veshur me rroba banje, ajo transmeton shkëlqim rinor.