Lajmet e fundit

Prezantuesja e televizionit Top Channel, e cila gjithashtu është edhe mjaft e përfolur në mediat rozë për dukjen e saj, ka ndërruar profesion.
Ajo ka shkuar në Greqi, dhe gjatë rrugës është bërë nga ata taksistët me furgonë, që u bëjnë thirrje udhëtarëve tu bashkëngjiten në udhë, transmeton Klan Kosova.
“Hajde kush është për Shqipëri shpejt se u mbush furgoni”, ka shkruar Albana në Instagram.
Ajo gjithashtu e ka postuar edhe hartën Shqipëri – Thesaloniki, duke treguar se nga Greqia po udhëton për në vendlindje, e me siguri, ka menduar që rrugës t’i bëjë edhe ca para shtesë, duke marrë udhëtarë me vete.
Kush është në Greqi, e e ka udhën për në Shqipëri, mos hezitoni ta kontaktoni Albanën.