Lajmet e fundit

Këngëtari Alban Skenderaj sot ka lansuar baladën e tij të titulluar “Unë dhe Ti”.
Ai nën vargjet e kësaj kënge ka postuar edhe një fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram ku shihet bashkë më bashkëshorten e tij Miriam Cani dhe vajzën e tij të vogël Ameli.
“Unë dhe ti, erdhëm nga ëndrrat në jetë duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë dhe mbollëm një rreze diku të shkëlqej sot një diell i vërtetë” ka shkruar Skenderaj, transmeton Klan Kosova.
Skenderaj duket se ka vendosur që pikërisht dita e të dashuruarve të jetë data e publikimt të këngës së re e cila ka pikërisht temë dashurinë.
https://www.instagram.com/p/BBxlOBAC1YH/?taken-by=albanskenderaj