Lajmet e fundit

Për dikë dita e diel ishte ditë feste, por, këngëtari i njohur Alban Skënderaj, përjetoi një tragjedi në familje!
Mësohet se si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nëna e tij ka humbur betejen duke u ndar nga jeta, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari i hitit të fundit ''1000 premtime'', ende nuk ka bërë ndonjë reagim të tij në rrjetet sociale, por është babai i Miriam Canit ai që po i qëndron pranë atij në këto ditë të vështira.
Duke bërë të ditur se Skënderaj ka humbur personin më të dashur për të, ai shkruan:
''…njeriu qe ka dhuruar vetem gezime e emocione positive per shqipetarine dhe Shqiperine , humbi njeriun e shtrenjte te jetes…mamane e Tije…!… …e kam njohur kete njeri te mrelullueshem dhe kam perjetuar lidhjet e forta njerezore me vajzen time…jam prane jush Alban – Miriam… …prane Qerimit dhe familjes se Tije te Madhe…,''-përfundon statusi i tij në rrjetin social facebook.
Mamaja e kantautorit të njohur, u nda nga jeta gjatë ditës së diel, transmeton Klan Kosova.