Lajmet e fundit

Gazetarja e cila njihet si Shoqja Edonë, ka thënë se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba, ka shfrytëzuar emrin e Azemit, pas daljes nga shtëpia.
Sipas saj, ajo ka dashur vëmendje.
“Doli lajmi i rrejshëm që kinse e ka shqetësuar tek hoteli, dhe Alba nuk ka reaguar. E la lajmin të qarkullonte 1 javë, ndonëse e dëmtoi Azemin më të madhe. Takimi me ta ka qenë i rastësishëm. Dolëm për darkë por nuk e kemi ditur që Vesa pa njohurinë tonë e ka thirrë edhe Albën. Në momentin që ne u takuam, e hapa temën sa i përket hotelit dhe ajo tha që do ta demantonte në Prime”, tha ajo.
Se Alba e shfrytëzoi Azemin për famë, u pajtua edhe gazetari Vlorijan Halili, njofton Klankosova.tv.
Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë.