Lajmet e fundit

Shefat e Aleancës Veri-Atlantike – NATO, janë në panik nga frika se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, mund ta sulmojë perëndimin, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Kjo është edhe arsyeja që 300,000 trupa të NATO’s, janë nën alarm.
Marrëdhëniet në mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, janë acaruar gjatë vitit të kaluar, me Moskën e cila e përkrahë presidentin sirian Bashar Al-Assad, gjë që ka shkaktuar tensione serioze me SHBA-të, Britaninë dhe Francën.
Shumica e shteteve anëtare të NATO’s e kanë zvogëluar investimin në mbrojtje, që kur Unioni Sovjetik ka kolapsuar në vitin 2991, mirëpo Rusia i ka rritur kapacitetet ushtarake, duke involvuar në ushtri 100,000 trupa për çdo vit.