Lajmet e fundit

Drejtori i portalit Faktor.al, Lavdrim Lita, njofton se Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me dënimin e Fredi Belerit me dy vjet heqje lirie, sepse Prokuroria Speciale Antikorrupsion dhe pak edhe gjykata e ka gjetur fajtor atë për blerjen e tetë votave për rreth 400 euro.
“Greqia sigurisht e ka përdorur Fredi Belerin si kalë beteje të brendshme dhe të jashtme në raport me Shqipërinë dhe deklaratat janë të ndryshme. Vetë partia e Mitsotakis po shikon mundësinë për ta kandiduar Belerin edhe për eurodeputet, në mënyrë që ta lirojë nga burgu sepse një eurodeputet nuk mund të mbahet në burg”.
“Kërkohet drejtësi në apel, avokatët e Belerit kanë 15 ditë kohë për të apeluar vendimin, edhe pse atij i ka ngelur edhe nëntë muaj për të shlyer dënimin e tij sepse u bë pothuajse një vit që ai është në qeli dhe sigurisht koha e hetimit dhe koha e dënimit pothuajse është shlyer”, deklaroi Lita për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Për të kuptuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: