Lajmet e fundit

Njëra nga rrugët e famshme në qendër të Parisit, është mbyllur pasi që policia ka filluar të kontrollojë veturat nën dyshimin për bombë.
Të enjten në mëngjes, Boulevard de la Madeleine që cilësohet si njëra ndër pjesët më të njohura të qytetit, është alarmuar pasi policia ka deklaruar se e ka zbuluar një bombë.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes kanë shfaqur oficerët e policisë duke e investiguar një veturë të zezë që ishte e parkuar në rrugë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Oficerët që kanë kryer kontrollet në de la Madeleine, nuk kanë thënë detaje të tjera.
Sidoqoftë, rreth orës 11:15, është dëgjuar shpërthimi i kontrolluar i bombës që ishte vendosur në Fiat.
