Lajmet e fundit

Policia po heton një rast si kërcënim me bombë pranë Bibliotekës së Kongresit, përballë ndërtesës së Capitolit në Washington.
Një burrë ulur në një kamionçinë jashtë Bibliotekës së Kongresit në Washington, i ka thënë policisë se ka një bombë, duke nxitur përgjigje të shpejtë dhe të forcave të rendit dhe ligjit, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Zona është bllokuar nga vetura të policisë dhe barrikada, ashtu si kamionë të zjarrfikësve dhe ambulanca janë vendosur pranë.