Lajmet e fundit

Alabama, shteti juglindor i Amerikës nuk i ka cerfikuar ende rezultatat e zgjedhjeve të 12 dhjetorit për Senat, ngjashëm sikurse ndodhi edhe me rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të Istogut të cilat përfundimisht u certifikuan dje pas një procesi të tejzgjatur.
Roy S. Moore, republikani i parë që humbi garën për Senat të Shteteve të Bashkuara në Alabama pas 25 vjetësh , vendosi të bllokojë zyrtarët shtetërorë që të certifikojnë fitoren e rivalit të tij demokrat për shkak të siç pretendon ai "mashtrimit sistematik të votuesve".
Në një ankesë të paraqitur në gjykatën e qarkut në kryeqytetin e Alabamas, Montgomery fushata e Moore argumentoi se mashtrimi i tillë kishte dëmtuar zgjedhjet speciale të 12 dhjetorit.
Në këto votime Moore u mund nga dekomrati Doug Jones me më pak se 22.000 vota dhe në ankesë thuhet se autoritetet e këtij vendi hetuan në mënyrë joadekuate pretendimet për sjellje të pahijshme.