Lajmet e fundit

Alabama ka ekzekutuar vrasësin e dënuar, Kenneth Eugene Smith me gaz azot, hera e parë që metoda e dënimit me vdekje është përdorur globalisht.
Një dëshmitar i tha BBC-së se ekzekutimi zgjati rreth 25 minuta, transmeton Klankosova.tv.
OKB-ja e dënoi veprimin si akt mizorë, por Alabama tha se procesi ishte kryer në mënyrë njerëzore.
Smith u dënua në vitin 1989 për vrasjen e gruas së një predikuesi, Elizabeth Sennett.
Në fjalët e tij të fundit, 58-vjeçari tha se vdekja e tij do të thoshte se Alabama e kishte çuar njerëzimin "një hap prapa".
Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, Smith është personi i parë në botë që vritet duke përdorur gaz azot të pastër.