Lajmet e fundit
Mbrojtësi është i lumtur në Allianz Arena, por thotë se e kupton pse lojtarët duan të transferohen në Angli.

David Alaba ka thënë se nuk e ka me ngut nisjen e negociatave për vazhdimin e kontratës me Bayern Munich, ndërsa ka shtuar se Premierliga është “një nga ligat më të mira në botë”.
Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Javi Martinez kanë nënshkruar kontrata të reja me skuadrën kampione të Bundesligës në dhjetor dhe besohet se edhe Alaba do ta bëjë këtë gjë.
Por austriaku ka thënë se është ende të flitet për të ardhmen në afat të gjatë.
“Kontrata më skadon në vitin 2018”.
“Kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë dhe kam menduar vetëm për t’u shëruar. Kontratën nuk e kam pasur në mendje”.
“Jam mirë për momentin kështu si jam”.