Lajmet e fundit

Forcat policore Keniane janë përfshirë në një përleshje me armë me grupin militant Islamik, al-Shabab, në verilindje të vendit në krahinën Garissa, duke e lënë një oficer policie të lënduar.
Zëdhënësi i qeverisë keniane, Mwenda Njoka, ka thënë për BBC se militantët islamikë kanë sulmuar punktin policor në afërsi të një fshati në krahinën Garissa., raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Javën e kaluar militantët e këtij grupi terrorist sulmuan një xhami në Jumbis dhe kanë paralajmëruar qytetarët e kësaj zone që të mos bashkëpunojnë me qeverinë, transmeton Klan Kosova.
Në prill grupi terrorist al-Shabab sulmoi kampusin e Universitetit Garissa, duke lënë të vdekur 148 studentë. / klankosova.tv