Lajmet e fundit

Militantët e Al-Shabab kanë marrë nën kontroll një bazë të ushtrisë së Unionit Afrikan në dalje të qytetit el-Ade.
Grupi islamit ka thënë se e ka “nën kontroll të plotë” kampin e UA dhe se ka vrarë rreth 60 ushtarë kenias, transmeton Klan Kosova.
Banorët i kanë thënë BBC-së se al-Shabab ka ngritur flamurin në kampin e trupave keniase.
Por ushtria e këtij vendi ka thënë se një bazë somaleze është sulmuar dhe ushtarët kenias janë kundërpërgjigjur.
Numri i të vdekurve dhe të lënduarve nga të dy palët nuk dihet, ka shtuar Kolonel David Obonyo.
Kenia kontribuon me më shumë se 4,000 ushtarë në Unionin Afrikan, që është duke e ndihmuar Somalinë në luftë me al-Shabab.