Lajmet e fundit

Dy liderët më të rëndësishëm të Al Kaidës kanë thënë për "The Guardian" se grupi terrorist nuk është më organizatë funksionimi pasi është luftuar nga ISIS, transmeton Klan Kosova.
Në një intervistë të gjerë, Abu Qatada është eliminuar nga komandantët e tij dhe aktualisht nuk ka asnjë strukturë organizative, teksa ISIS ka fituar luftën propagandistike dhe në terren ndaj Al Kaeda-s.
Abu Qatada, emri i vërtetë i të cilit është Omar Othman është akuzuar për komplot për akte terroriste pas një sërë sulmesh me bomba, përfshirë bombardimin e një hoteli në Jordani më 1998, si dhe për komplote për të sulmuar civilët në Jordani. Që prej lirimit nga burgu, ai është bërë një kritik i madh i ISIS. Qatada tha për "The Guardian" se militantët e ISIS janë ekstremistë dhe nuk respektojnë askënd.
ISIS ishte një degë e Al Kaeda-s në zemër të Lindjes së Mesme deri sa grupi u përjashtuan nga rrjeti në 2014-n, pas mosbindjes ndaj urdhrave të Zawahiri-it, duke filluar një luftë shkatërrimtare në Irak e Siri, e cila ka lënë me mijëra të vdekur. Më pas ata vazhduan të zgjerojnë territoret në Euroazi dhe në Mesdhe, ndërsa krijuan edhe të ashtuquajturin Shtetin Islamik./klankosova.tv