Lajmet e fundit
Organizata EC Ma Ndryshe ka konstatuar se Qendra Historike e Prizrenit ka bërë 30 shkelje të kritereve apo dëmtimit të pronave të trashëgimisë kulturore nga viti 2010 deri në 2014.

Qendra Historike e Prizrenit i ka bërë 30 shkelje të kritereve apo dëmtimit të pronave të trashëgimisë kulturore nga viti 2010 deri në 2014, ndërsa, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore vetëm 20.
Këto të dhëna i bëri publike organizata EC Ma Ndryshe pas publikimit të analizës “(Pa)drejtësia në Urganizmin e Prizrenit”.
Në anën tjetër bazuar në analizën e kësajn organizate, Gjykata Themelore gjatë vitit 2013/2014 ka pasur gjithsej 200 lëndë në shqyrtim për ndërtime pa leje, kurse inspektorati gjatë 2014'ës ka përpiluar 17 procesverbale dhe ka lëshuar katër aktvendime kurse vetëm një rast në Gjykatë.
Ec Ma Ndryshe thotë se këto të dhëna tregojnë një dëshmi të institucioneve në zbatimin e legjislacionit të hartuar dhe miratuar me qëllim të ruajtjes së Qendrës Historike të këtij qyteti.