Lajmet e fundit

Senatori amerikan, Robert Menendez, është deklaruar i pafajshëm këtë të mërkurë, për akuzat për korrupsion.
Ai është akuzuar bashkë me bashkëshorten e tij se ka marrë ryshfet nga tre biznesmenë nga New Jersey, derisa thirrjet për dorëheqje nga bashkëdemokratët e tij kanë shpërthyer, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv.
Prokurori Federal në Manhattan në javën e kaluar akuzoi Menendez se kanë pranuar shufra ari dhe qindra-mijëra dollarë para të gatshme në shkëmbim të ndikimit të senatorit për ta ndihmuar qeverinë egjiptiane për të ndërhyrë në hetimet e zbatimit të ligjit të biznesmenëve.