Lajmet e fundit

Kremlini zyrtar ka thënë që pretendimet e SHBA-së, që Rusia i ka hakuar email-at zyrtarë pa ndonjë provë janë të pahijshme.
“Ata ose duhet të mos flasin më për këtë gjë, ose duhet të prezantojnë ndonjë provë”, ka thënë zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin.
Të premten, Hillary Clinton, ka thënë që Putin ka urdhëruar që të hakohen emailet e saj, transmeton Klan Kosova.
Kurse Presidenti Barack Obama, është zotuar që do të ndërmarr veprime kundër Rusisë për ndërhyerje.
Rusia po akuzohet nga SHBA – të për hakimin e email-eve të kandidates demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, pretendime të cilat Kremlin i mohon fuqishëm.
Gjithashtu edhe presidenti i porsazgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i quajtur ato “qesharake” dhe të motivuara politikisht.