Njësoj është e shkruar për krejt, por ndryshe po e lexon secili.
Përmbajtjes së aktit më të lartë juridik në vend, Kushtetutës, interpretimi cilësohet se iu bë në varësi të nevojave politike të partiakëve, raporton Klan Kosova.
Ndaj, në ditëlindjen e 18-të të saj, po vlerësohet se ky dokument ndali goxha parregullsi.
Arsim Bajrami, një nga hartuesit e saj, tha se gjatë këtyre 18 viteve ka pas sfidime e shkelje mjaft të mëdha nga të gjitha institucionet.
Nga Gjykata Kushtetuese u konstatuan edhe një mori shkeljesh në vazhdimësi.
9 prilli shënohet si Dita e Kushtetutës, dhe bën pjesë edhe në festat shtetërore, për çka të enjten të gjitha institucionet publike e patën pushim.
Ndiqeni kronikën për këtë ngjarje:
https://www.youtube.com/watch?v=ZSolzNe3tS4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.