Lajmet e fundit

Prokurori i lartë i anti-korrupsionit në Brazil ka akuzuar presidentin e vendit, Michel Temer për pengim të drejtësisë dhe dhënie të haraçit.
Temer akuzohet për marrjen e ryshfetit dhe për komplot “për të blerë heshtjen e një dëshmitari”.Ky është grupi i dytë i kallëzimeve penale për presidentin e që bazohen në dëshminë e marrëveshjes së pranimit të fajit të pronarëve të kompanisë së përpunimit të mishit JBS.
Presidenti ka kundërshtuar fuqimisht të gjitha akuzat, transmeton Klan Kosova.
Akuza më e hershme për korrupsion u bllokua nga Kongresi i cili ka fuqinë për të vendosur nëse presidenti duhet të gjykohet.
Në raundin e dytë të akuzave, Temer akuzohet së bashku me gjashtë aleatë të tjerë politikë.
Kryeprokurori Rodrigo Janot ka thënë në një deklaratë se “presidenti veproi si udhëheqës i një organizate kriminale të përbërë nga anëtarë të lartë të partisë së tij”.
Ai ka thënë se i njëjti dyshohet se mori 190 milion dollarë ryshfet në këmbim të kontratave në kompanitë publike.
Akuzat e fundit duhet së pari të pranohen nga Gjykata Supreme përpara se të dërgohen për debat në Kongres derisa presidenti mendohet të ketë mbështetje të mjaftueshme në Kongres për të mos u vënë në gjyq.
Pretendimet kundër Temer janë pjesë e një sërë hetimesh të gjera penale nga prokurorët në korrupsion për elitën e Brazilit.
Dhjetëra politikanë dhe drejtues biznesi janë dënuar ose po akuzohen për skemat e përvetësimit dhe ryshfetit.