Lajmet e fundit

Shkrirjet e shtresave të akullit janë një nga shenjat e para të ngrohjes globale, shkaktuar nga vetë njerëzimi.
Masa gjigante të shtresave të akullit në Grenlandë kane përjetuar një shkrirje të tillë të theksuar, për të cilën shkencëtarët fillimisht kanë menduar që të dhënat që kanë parë ishin gabim, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Temperaturat e nxehta dhe reshjet e shiut kanë rezultuar që rreth 12% e sipërfaqes së akullt të shkrihet (rreth 1.7 milion km2), raporton Instituti Metereologjik Danez.
Një shkrirje e tillë është normale për periudhën e janarit mirëpo jo edhe në prill.