Lajmet e fundit

Ata janë një çift shumë i lezetshëm.
Aktorja amerikane Camron Diaz, dhe bashkëshorti i saj Benji Madden, kanë një lidhje shumë të veçantë bashkë. Për raportin e tyre që aktorja po e cilëson të mrekullueshëm, ajo ka folur në një intervistë me gazetarin Andy Cohen në emisionin e tij SiriusXM, transmeton Klan Kosova.
“Asgjë s’ka rëndësi tani që e kam burrin tim”, ka thënë ajo. “Burri im nuk ka të krahasuar me aski”.
Edhe takimi i tyre është po aq i veçantë sa lidhja. Ata i kishin prezantuar Nicole Richie dhe Joel Madden në një ndejë familjare. Dyshja ishte martuar në një ceremoni surprizë gjatë vitit të kaluar.